LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi më i fortë se Istogu

Bashkimi më i fortë se Istogu

Bashkimi mundi Istogun në Prizren me rezultat 73:90 (28:27, 20:22, 3:22, 22:19), në javën e 17-të të Prince Caffe Superligës, ku periudha e tretë ishte vendimtare.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 28:27, derisa në periudhën e dytë, istogasit kaluan në epërsi prej nëntë pikësh, 44:35, por prizrenasit arritën të kthehen shpejt, duke shkuar në pushim me shifrat 48:49.

Perioda e tretë ishte vendimtare, pasi Istogu shënoi vetëm tri pikë për dhjetë minuta karshi 22 të prizrenasve, duke e bërë dallimin e madh në këtë ndeshje dhe Bashkimi triumfoi 73:90.


Arian Azemi ishte më i miri te istogasit me 23 pikë, kurse te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri me 24 pikë e 12 kërcime.

Istogu mbetet në vendin e fundit me një fitore e 16 humbje, kurse Bashkimi është në vendin e gjashtë me gjashtë fitore e 11 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Ngjarje tragjike në Tiranë, futbollisti humb jetën gjatë ndeshjes gjysmëfinale

Ngjarje tragjike në Tiranë, futbollisti humb jetën gjatë ndeshjes gjysmëfinale

Sport
Aston Villa u turpërua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, lëshoi himnin e gabuar dhe i la lojtarët të befasuar

Aston Villa u turpërua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, lëshoi himnin e gabuar dhe i la lojtarët të befasuar

Liga e Kampionëve
Real Madridi befason me zgjedhjen për trajnerin e ri, nuk është Xabi Alonso

Real Madridi befason me zgjedhjen për trajnerin e ri, nuk është Xabi Alonso

La Liga
Dembele refuzoi çmimin lojtari i ndeshjes - pas kësaj, foto e tij u bë virale

Dembele refuzoi çmimin lojtari i ndeshjes - pas kësaj, foto e tij u bë virale

Liga e Kampionëve

"Mund të kishte rrëshqitur kualifikimi" - Araujo flet për Barçën që arriti në gjysmëfinale

Liga e Kampionëve
UEFA ia plotëson Real Madridit një kërkesë speciale para sfidës ndaj Arsenalit

UEFA ia plotëson Real Madridit një kërkesë speciale para sfidës ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori