LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: Gjobë prej 88 mijë eurove për hedhjen ilegale të mbeturinave

Bashkia e Shkupit: Gjobë prej 88 mijë eurove për hedhjen ilegale të mbeturinave
Foto: Telegrafi.com

Bashkia e Shkupit njofton se Inspektorati për Mjedisin Jetësor në Bashkinë e Shkupit, në suaza të angazhimeve të reja të Bashkisë së Shkupit për rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjet inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve, në procesin e kontrolleve të përforcuara për hedhjen e mbeturinave në Vardarishte ka shqiptuar urdhëresë kundërvajtëse dhe gjobë prej 88 mijë eurosh.

Sipas raportit të Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit, personat e kapur në flagrancë dhe kanë hedhur mbeturina në mënyrë ilegale, duke e ndotur në këtë mënyrë mjedisin jetësor dhe kanë rrezikuar sigurinë mbi shëndetin e qytetarëve, gjë që është në kundërshtim me nenin 37 të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave.

“Duhet të ketë zgjidhje sistematike dhe secili duhet t’i respektojë ligjet të cilat do të zbatohen pa selekti”, thonë nga Bashkia e Shkupit.


Ata shprehen se Bashkia e Shkupit nuk do të tolerojë asnjë person fizik apo juridik që ndot mjedisin, ndërsa me këtë ndikon në ndotjen e ajrit, tokës dhe ujërave dhe me vetëdije e rrezikon shëndetin dhe jetën e shkupjanëve, dhe çdo shkelje do të sanksionohet përkatësisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori