Michael Schumacher mbetet temë e mediave sportive edhe pse më nuk është aktiv.

Piloti i skuderisë së Ferrarit, Schumi kishte pësuar një aksident gjatë skijimit në vitin 2013, i cili i ka dëmtuar trurin.


Shëndeti tij dhe gjendja aktuale është mbajtur sekret deri më tani, edhe pse ka pasur informacione jo të konfirmuara.

FILE Former F1 Driver Michael Schumacher Hurt In Skiing Accident

Së fundi, bashkëshortja e sportistit, Corinna thuhet t'i ketë dërguar një mesazh falënderues një miku të tyre duke treguar se 49-vjeçari nuk po dorëzohet.

“Do doja të të falënderoj sinqerisht për mesazhin dhe dhuratën e këndshme që do na ndihmojë ta kalojmë këtë kohë të vështirë".

"Ndihem mirë kur marr kaq shumë urime dhe fjalë të mira që mbështesin familjen tonë. Ne të gjithë e dimë që Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet”, ka shkruar 49-vjeçarja.

Ndryshe, gjatë këtyre viteve, Schumi është kuruar në rezidencën Gland në Zvicër.

Gjatë karrierës së tij, legjenda e Formula 1 ka fituar shtatë tituj të kampionit të botës dhe numrin më të madh të garave, 91, të fituara ndonjëherë nga një shofer. /Telegrafi/

telegrafi sport app