LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshorti i tenistes Serena Williams heq dorë nga posti i bordit të drejtorëve në Reddiit, ia lëshon vendin një kandidati me ngjyrë

Bashkëshorti i tenistes Serena Williams heq dorë nga posti i bordit të drejtorëve në Reddiit, ia lëshon vendin një kandidati me ngjyrë

Tenistja e njohur amerikane Serena Williams, pranon se mbeti e habitur kur bashkëshorti i saj Alexis Ohanian, hoqi dorë nga posti i anëtarit të bordit të drejtorëve të Reddit, për t’i lëshuar rrugë në këtë pozitë të shkëlqyer një kandidati me ngjyrë.

Williams është e martuar me drejtorin ekzekutiv të Reddit, Alexis Ohanian. Megjithatë ajo insiston se nuk ka të bëjë asgjë me vendimin e partnerit të saj që e kishte marrë, duke pranuar se këtë veprim Ohanian e ka bërë për ta luftuar racizmin në kompaninë që ai e drejton, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka është bërë pa konsultim me mua. Shumë njerëz mund të mendojnë se unë mund t’i kem kërkuar diçka të tillë, por ai e ka bërë krye në vete”, ka pranuar tenistja e njohur.


https://www.instagram.com/tv/CBHFg2fH-Uz/

Në anën tjetër vetë tenistja që ka një djalë dyvjeçar Alexis Olympia Ohanian Jr me Alexisin, ka folur për herë të parë për përvojën e saj me racizmin.

“Jam sfiduar në fusha të ndryshme. Shumë njerëz nuk e dinë, që tërë jetën time është dashur të ballafaqohen me sfida të ndryshme. Është dashur të ballafaqohem me pabarazinë dhe racizmin. Është për keqardhje që dikush që është në nivelin tim të pranojë të paguhet më pak dhe të pranojë gjëra të ndryshme për shkak të ngjyrës së lëkurës”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori