Site icon Telegrafi

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas vendimit të Kushtetueses.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se “duhet të kalohet mbi trupa njerëzish për të kthyer krimin në qeverisje”.

Ai thotë se më parë pranon vdekjen e tij sesa vrasjen e demokracisë.

“Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje! Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet! Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë! Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version