Behdad Eghbali ka zbuluar paksa nga ajo se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelseat, dhe duket se do të jetë Mauricio Pochettino.
Bashkëpronari i klubit u pyet nga një tifoz se kush do të ishte strategu i ardhshëm i klubit, me argjentinasin që besohet të jetë kryesuesi i garës për të drejtuar ekipin.
Ai po merrte pjesë në fitoren e Los Angeles Lakers kundër Memphis Grizzlies në NBA.
Eghbali është bashkëthemeluesi dhe partneri menaxhues i Clearlake Capital që bleu Blutë vitin e kaluar.
Teksa po largohej nga arena, ai u ndalua nga një tifoz i Bluve, i cili shfrytëzoi rastin për të pyetur për rolin e lirë të trajnerit.
Ai e pyeti: “Kush është trajneri i ardhshëm i Chelseat?”.
Më pas ai u përgjigj: “Kë do?”.
Për të cilën tifozi sugjeroi ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique, por tha: “Por, ju do të shkoni për Pochettinon?”.
Ndërsa Eghbali u përgjigj: “Ndoshta, ndoshta”. /Telegrafi/
https://twitter.com/ItsMphatso/status/1652200657238233090