Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti, Xhevdet Llumnica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Në këtë podcast, Llumnica flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për ditët si futbollist profesionit në Suedi.


Ish-sulmuesi kosovar ka luajtur për një vit edhe me Enis Bardhin te skuadra suedeze Prespa Birlik.

Që nga ajo kohë, Llumnica thotë se e ka vërejtur talentin e Bardhit dhe se e ka parashikuar se ai do të bënte një karrierë të madhe.



"Me Enis Bardhin kemi luajtur te Prespa në Suedi. U dallojke që ka kualitet, sidomos nga gjuajtjet prej 20-25 metrave, kishte goditje të forta", tha Llumnica.

"Rrallë kam parë lojtar me gjuajtjet e tij. E kam ditur që do ketë një karrierë të tillë pasi është edhe djal shumë i mirë", tha Llumnica. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com



telegrafi sport app