Bashkëlojtarë me Amir Rrahmanin dhe Etrit Berishën në Kosovë, Boroci: Kanë punuar shumë, por nuk kam besuar se do t'i prekin majat

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, i cili transmetohet çdo të shtunë në ora 17:10 në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit, i ftuar është drejtori sportiv i Prishtinës së Re, Sami Boroci.
Në një rrëfim të veçantë dhe plot dinamizëm, Boroci tregon për punën dhe përkushtimin që kishin ish-bashkëlojtarët e tij Amir Rrahmani dhe Etrit Berisha.
“Miloti, Vedat Muriqi e Amir Rrahmani, me Amirin kemi luajtur së bashku në Ramiz Sadik, gjithmonë ka qenë djalë punëtor”, rrëfen Boroci në “Arena e Yjeve”.
“Edhe me Etrit Berishën kam qenë në 2 Korrik. Të dy kanë qenë shumë punëtorë. Bile Etritit më kishte marrë në 2 Korrik”.
“Për Etritin gjithë e kemi ditë që do të bëhet portier i madh, por portier për të arritur kulmin në Prishtinë...”, vazhdon rrëfimin e tij ish-lojtari.
Ky podcast nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


















































