Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë se është i lumtur që Paris Saint-Germain do të hetohet për transferimet e mëdha, ndërsa ka folur edhe për dështimin e transferimit të Philippe Coutinhos.  

Barcelona është në halle pasi  lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit ka pësuar dëmtim.


"Nuk mund të them sa kemi ofruar për Philippe Coutinhon”.

coutinho captain

"Liverpooli na kërkoi 200 milionë, por ne nuk i ofruam as 200 e as 150”.

"Klubet duhet t’i respektojnë rregullat dhe jam i lumtur që PSG do të hetohen, kjo është në interes të klubeve tjera”.

psg 1 e1505248576246

Ai foli edhe për kontratën e re të Lionel Messit duke thënë që ajo është nënshkruar nga babai i tij.

Sipas tij kanë mbetur vetëm fotot e lojtarit duke e nënshkruar kontratën pasi gjithçka ka mbarur. /Telegrafi/

telegrafi sport app