LAJMI I FUNDIT:

Barrikadat në veri, Musliu: Evropa nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit

Barrikadat në veri, Musliu: Evropa nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, duke komentuar vendosjen e barrikadave në veri të vendit, i ka krahasuar ato me lojë shahu, në të cilën, sipas tij, aktualisht është duke lozur vetëm presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë “lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiqi me figura të ZEZA”.

“Lojtari tjetër (Qeveria e Kosovë) që do të duhej të luante me figurat e BARDHA, nuk e ka bërë lëvizjen ende”, ka shkruar Musliu, transmeton Telegrafi.


“Si njëfarë gjyqtari që është, Evropa, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës. Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit”, ka shkruar Musliu, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Fillimisht Asociacioni i komunave, pastaj ne do të largojmë barrikadat”, tha Vuçiq për gazetarët në Azerbajxhan.

Ndryshe, KFOR-i ka publikuar pamje nga stërvitjet që i ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit në veri të vendit, për të testuar aftësitë për vazhdimin e sigurimit të një mjedisi të sigurt.

Përmes një komunikate, KFOR tha se prezenca e shtuar kohët e fundit në Jarinjë doli të ishte një aktivitet jashtëzakonisht i suksesshëm, kryesisht për shkak të bashkëpunimit produktiv dhe vlerësues mes Qeverisë së Malit të Zi, Shefit të Mbrojtjes së Serbisë, institucioneve në Kosovë, EULEX-it dhe KFOR-it.

KFOR-i tha se ka shtuar praninë në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë për arsye parandaluese, pasi që “kjo ishte e nevojshme, duke pasur parasysh praninë e mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në demonstrata”.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia deklaroi se KFOR-i posedon aftësitë dhe mjetet e duhura për të penguar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën lehtësimin e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori