Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Ndeshja nisi më mirë për mbretërit, duke shënuar me Karim Benzeman, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.


Barcelona shënoi në minutën 26-të, kur Franck Kessie doli i vetëm me portieri, por gjuajtja e tij u devijua nga Eder Militao.

Goli u anulua fillimisht, por pastaj u pranua pasi u rishikua në VAR.

Ndeshja po zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ dhe mbretërit nuk do ta pranojnë këtë rezultat. /Telegrafi/

telegrafi sport app