E ardhmja e Marc Andre Ter Stegen vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Barcelona apo do të largohet.

Ndryshe nga disa raportime që sugjeronin se Besiktas kishte bërë një ofertë për Marc-Andre ter Stegen, Mundo Deportivo raporton se Barcelona nuk ka pranuar ende ndonjë ofertë konkrete për portierin gjerman.


Megjithatë, gjigantët katalanas presin lëvizje nga klubet e interesuara pasi Ter Stegen të rikuperohet nga një operacion në shpinë, me rikthimin e planifikuar për dhjetor.

telegrafi.com

Me pozicionin e tij të rrezikuar si portier i parë për shkak të pranisë së Joan Garcia, Ter Stegen mund të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Grupi i 33-vjeçarit po shqyrton gjithashtu mundësitë e transferimit për shkak të presionit të trajnerit të kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, që kërkon që portieri të luajë më rregullisht për të siguruar një vend në skuadrën e Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

telegrafi sport app