LAJMI I FUNDIT:

Barcelona vazhdon të blej futbollistë, por katër klube evropiane po presin që t’iu kthehet borxhi nga katalunasit

Barcelona vazhdon të blej futbollistë, por katër klube evropiane po presin që t’iu kthehet borxhi nga katalunasit

Në vitin 2009, UEFA prezantoi lojën e ndershme financiare për të parandaluar që klubet të shpenzojnë para në mënyrë të pakontrolluar, domethënë të sjellin futbollistët në përputhje me gjendjen e tyre financiare në bankë.

Mirëpo, duket se në Barcelonë nuk i zbatojnë shumë këto rregulla dhe informacionet e fundit që kanë rrjedhur në media thonë se shembulli i gjigantit katalanas do të thotë realisht “fair play” financiar.

Gjegjësisht, përderisa Barcelona ka sjellë futbollistë në vitet e fundit dhe ka shpenzuar 100 milionë euro në dy sezonet e fundit, por ata ende kanë borxhe në klube të ndryshme evropiane.


Domethënë, që nga viti 2022, Leeds pret këstet e para në emër të dëmshpërblimit për Raphinhan në vlerë prej 42.5 milionë euro, Manchester City pret pagesën prej 26 milionë eurosh për Ferran Torres, por këtu nuk përfundon lista e klubeve të cilave Barcelona u ka ende borxh.

Barça i detyrohet Sevillas 24.5 milionë euro për Jules Kounde, ndërsa Bayernit 21 milionë euro për Robert Lewandowski.

Të gjithë pyesin se si është e mundur kjo, por nëse paratë nuk fillojnë të mbërrijnë së shpejti në llogaritë e këtyre klubeve, e gjithë çështja mund të përfundojë në gjykatë.

Kësisoj kriza e Barcelonës vazhdon të jetë, derisa katalunasit presin në verë të shesin ndonjë nga yjet e skuadrës për të paguar disa nga borxhet. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori