LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shpreson te e ardhmja me fëmijët e Messit, Suarezit e Piques

Barcelona shpreson te e ardhmja me fëmijët e Messit, Suarezit e Piques

Janë vogëlushë, vetëm 3 vjeçar, por përfaqësojnë të ardhmen e Barcelonës.

Prej baballarëve që janë yje të futbollit botëror kanë ADN-në e kampionëve dhe kjo i mjaftoi katalanëve që të përfshijnë në Akademinë e klubit.

Bëhet fjalë për Thiago Messin, Benjamin Suarez dhe Milan Pique, të cilët nisën zyrtarisht aventurën në futboll, pas iniciativës së vetë drejtuesve të klubit.


Djemtë e tre prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barçës u përfshinë në projektin e ri të katalanëve FCB Escola, kursi ku fëmijëve u mësohet menjëherë stoli i lojës “blaugrana”, me shpresën se ata do të përbëjnë brezin e ardhshëm të yjeve.

Shikoni momentin kur gjyqtari i kërkon Murtaza Ahmadit ta lëshojë fushën, ndërsa ai vrapon te Messi (Video)
Lexo po ashtu Shikoni momentin kur gjyqtari i kërkon Murtaza Ahmadit ta lëshojë fushën, ndërsa ai vrapon te Messi (Video)

Përfshirja e vogëlushëve Messi, Suarez dhe Pique në Akademinë e futbollit tërhoqi vëmendjen e mediave, gazetarëve, por edhe të tifozëve.

Për Lionel Messin dhe Gerard Pique bëhet fjalë për një “deja-vù”, sepse ata së bashku i kanë kaluar të gjitha nivelet e “canterës” së famshme të Barcelonës, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës nga nivelet e moshave dhe tashmë që janë në ekipin e parë, transmeton ss.

Omar Abdulrahman i njohur si ‘Messi arab’, i shënon gol Barcelonës me panenka (Video)
Lexo po ashtu Omar Abdulrahman i njohur si ‘Messi arab’, i shënon gol Barcelonës me panenka (Video)

Tani kjo rrugë mund të ndiqet edhe nga Milan dhe Thiago, të cilëve u shtohet edhe Benjamin Suarez. Të tre kanë nisur shkollën “blaugrana” për t’i shndërruar futbollistët e vegjël në kampionë të mëdhenj të së ardhmes.

ADN-ja që trashëgojnë është një garanci dhe nëse 3-vjeçarët do të arrinin në nivelet e prindërve të tyre, te Barcelona mund ta bëjnë gjumin të qetë edhe për 30 vitet në vazhdim.

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori