LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po e transferon lojtarin që është në garë për çmimin Puskas

Barcelona po e transferon lojtarin që është në garë për çmimin Puskas

Barcelona ka paraqitur një ofertë hapëse për të nënshkruar anësorin e Hull City, Jaden Philogene në huazim këtë verë, sipas ekspertit të transferimeve Florian Plettenberg.

Tottenham Hotspur kohët e fundit ishte duke udhëhequr garën për të marrë nënshkrimin e Philogene, sipas TEAMtalk. Megjithatë, Blaugranasit kanë ndërmarrë veprime duke dorëzuar një ofertë huazimi për yllin e Championship, pasi ata kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm nën Hansi Flick.


Thuhet se klubi katalunas ka ofruar një marrëveshje huazimi një-vjeçar me një detyrim për të blerë – i cili është i lidhur me faktorë të shumtë, duke përfshirë minutazhin e Philogene.

Chelsea po e mposhtë Barcelonën në shënjestrën e tyre kryesore
Lexo po ashtu Chelsea po e mposhtë Barcelonën në shënjestrën e tyre kryesore

Ylli i Hull City do të jetë i disponueshëm për të blerë verën e ardhshme për një shifër të raportuar prej 20-23 milionë euro.

Titanët e La Ligës dyshohet se i kanë ofruar gjithashtu 22-vjeçarit një marrëveshje të vlefshme deri në korrik 2026. Që nga bashkimi me Hull vitin e kaluar nga Aston Villa, anglezi U21 ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime nga 32 paraqitje në Champions.

Për më tepër, ai pushtoi ballinat e mediave ndërkombëtare më 13 shkurt të këtij viti gjatë fitores 2-1 të Hull kundër Rotherham United pasi mposhti një mbrojtës para se të shënonte një Rabona mahnitëse. Shumë ekspertë e kanë konsideruar këtë gol si të denjë për çmimin Puskas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Përfaqësueset
Sllovenia vendosi rekord të ri të çuditshëm në Euro 2024 në humbjen nga Portugalia

Sllovenia vendosi rekord të ri të çuditshëm në Euro 2024 në humbjen nga Portugalia

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Klubi nga liga e dytë e blenë golashënuesin më të mirë të Euro 2024 për një shumë ‘qesharake’

Klubi nga liga e dytë e blenë golashënuesin më të mirë të Euro 2024 për një shumë ‘qesharake’

Ndërkombëtare
Kalo në kategori