LAJMI I FUNDIT:

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mund ta humbasë punën e tij në rast se ai nuk merr fitore në katër xhirot e mbetura deri në përfundim të kampionatit spanjoll.

Xavi kishte deklaruar pas humbjes ndaj Gironës se e ardhmja e tij nuk do të jetë temë diskutimi për shkak të asaj humbje ose për shkak të sezonit të tyre, dhe ka pasur raportime se ai ende gëzon mbështetjen e plotë të presidentit Joan Laporta, por gjërat mund të ndryshojnë nëse situata nuk përmirësohet.

Blaugranasit duhet të fitojnë të paktën dy pikë më shumë se Girona në katër ndeshjet e tyre të fundit ndaj Real Sociedadit, Almerias, Rayo Vallecanos dhe Sevillas, për të siguruar vendin e dytë në tabelë.


Në rast se Xavi nuk e bën dot këtë, Diario AS raporton se kjo mund ta fusë klubin në një krizë. Do të konsiderohej si dështim, dhe do të hapte derën për skenare të reja dhe traumatike pasi e ardhmja e Xavit nuk do të konsiderohej më e sigurt dhe vendi i dytë po konsiderohet si minimumi i asaj që Xavi duhet të arrijë.

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Lexo po ashtu Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

Kjo do të bënte që Barcelona të konsideronte shitjen e disa yjeve të ekipit. Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong do të ishin kandidat për shitje, ndërsa rreziku që ata të përfundojnë në pozitën e tretë në tabelë do të sjellte pasoja serioze për stafin dhe lojtarët.

Nëse Barcelona përfundon e treta në La Liga, kjo do të thoshte se të gjitha vendimet do të shtyheshin deri në fund të sezonit si dhe klubi do të humbiste mundësinë që të merrte pjesë në edicionin e ardhshëm të Superkupës së Spanjës, aty ku klubet pjesëmarrëse fitojnë një shumë të majme parash./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori