LAJMI I FUNDIT:

Barcelona me ofertë të re për Willianin

Barcelona me ofertë të re për Willianin
Willian (Getty Images)

Gjiganti spanjoll, Barcelona, po bënë gati një ofertë të re për yllin e Chelseat, Willian.

Ylli i kombëtares braziliane, Willian, ka përfunduar në radarin e Barcelonës si njëri nga objektivat kryesore për transferim gjatë verës.

Gjiganti katalunas dëshiron të përforcojë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri dhe pikërisht Willian shihet si një transferim ideal.


Barcelona ofertë për Willianin e Chelseat
Lexo po ashtu Barcelona ofertë për Willianin e Chelseat

Barcelona para disa ditësh bëri një ofertë në drejtim të Bluve në vlerë të 57 milionë eurove për yllin brazilian.

Willian (Getty Images)

Por, kjo ofertë u refuzua nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët e cilësuan të ulët shifrën.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Mail, Blaugranët nuk janë stepur dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëjnë një ofertë të re.

Willian bën presion për transferimin e tij te Barcelona
Lexo po ashtu Willian bën presion për transferimin e tij te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron sulm më të thellë dhe e sheh Willianin si ideal për skemat e tij.

Valverde preferon transferimin e yllit të Chelseat pasi do të përshtatej mirë me bashkëkombësin e tij Philippe Coutinho. /Telegrafi/