Barcelona me ofertë të çmendur për Richarlison

222:"LIVERPOOL, ENGLAND - JANUARY 05: Richarlison of Everton reacts during the FA Cup Third Round match between Liverpool and Everton at Anfield on January 05, 2020 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images) 12:"Getty Images
Barcelona ka bërë ofertë në vlerë 85 milionë funte (100 milionë euro) për yllin e Evertonit, Richarlison.
Sipas Sky Sports News, kjo ofertë është paraqitur nga klubi katalunas, por nuk ka gjetur përgjigje pozitive.
Klubi i Evertonit nuk dëshiron të heq dorë nga lojtari kyç, sidomos në këtë pjesë të sezonit.

Ai ka treguar formë të mirë, duke shënuar 8 gola në 22 ndeshje.
Barca është vënë në kërkim të një sulmues për ta zëvendësuar Luis Suarezin.

Ditë më parë katalunasit u refuzuan edhe nga Valenica për sulmuesin Rodrigo Moreno. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































