Site icon Telegrafi

Barcelona nuk heq dorë nga Gundogan, synon transferimin e tij me parametra zero

Ilkay Gundogan pritet të largohet ngq Mancheater City pas shtatë viteve të kaluara në Etihad Stadium.

Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani ende nuk e ka rinovuar atë.

Drejtuesit e Cityt i kanë ofruar rinovimin turko-gjermanit, por deri më tani ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Barcelona po mundohet të përfitojë nga kjo situatë dhe tanimë ka bërë kontaktet e para me agjentët e futbollistit.

32-vjeçari është i hapur për një aventurë të re në karrierën e tij, por do të largohet nga City vetëm në fund të sezonit.

Reprezentuesi gjerman ka zhvilluar këtë edicion 25 ndeshje me fanellën e Cityt ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Përveç gjigantit katalunas në garë për turko gjermanin janë edhe Galatadaray, PSG, Bayern Munich e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version