Ilkay Gundogan mund të jetë transferimi i radhës i gjigantit katalunas Barcelonës.

Mesfushori turko-gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe në fund të këtij sezoni do të mbetet lojtari i lirë.


Përkundër që Citizens i kanë bërë disa oferta për rinovimin, Gundogan i ka refuzuar ato pasi dëshiron një aventurë të re.

Gundogan Man City

Favoriti kryesor për të nënshkruar me mesfushorin është Barcelona, pasi lojtari prej kohësh kërkohet nga lideri aktual i La Ligas.

Mundo Deportivo ka raportuar se drejtuesit e klubit spanjoll tanimë janë në bisedime të avancuara me agjentët e reprezentuesit gjerman.

Gundogan është një kërkesë e vjetër e Barcelonës, pasi edhe në verën e kaluar u përfol shumë për një transferim të mundshëm të mesfushorit gjerman në Camp Nou.

32-vjeçari e pëlqen kalimin në Camp Nou dhe Barcelona mbetet favoriti kryesor për t'i fituar shërbimet e tij.

Gjithsesi në garë për yllin e Citizens mbeten edhe PSG, Bayern Munich, Juventus dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

telegrafi sport app