Gazeta spanjolle Sport pretendon se Barcelona mbetet e interesuar për transferimin e Rafael Leaos, por katalanasit do ta blejnë portugezin verën e ardhshme vetëm nëse Milani ul kërkesat e tyre për transferim.

Leao po kalon një moment të vështirë te Milani dhe i nisi dy ndeshjet e fundit në Serie A në stol .


Edhe pse ai nuk është përplasur hapur me trajnerin Paulo Fonseca, duket qartë se raporti mes dyshes portugeze nuk është ideal.

Rafael Leao 1

Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona po vëzhgon situatën, duke shpresuar se do ta detyrojë Milanin të ulë kërkesat e tyre për transferim verën e ardhshme.

Gjigantët e La Ligës e kërkuan Leaon gjatë afatit kalimtar të fundit, por Milani ju tha se ai ishte i pashitshëm nëse nuk paguhet klauzola e tij prej 175 milionë euro.

Sipas këtij mediumi, Jorge Mendes ishte pas marrëveshjes së mundshme dhe mbetet një figurë vendimtare pavarësisht se nuk e përfaqëson zyrtarisht lojtarin.

Sport pretendon se Leao është 'lodhur' nga situata e tij në Milan dhe se çmimi i tij natyrisht po bie për shkak të problemeve të tij në “San Siro”.

leao

Barcelona ka prioritet blerjen e një anësori të majtë në vitin 2025 dhe po pret të shohë nëse mund të ketë një mundësi për të nënshkruar me yllin portugez verën e ardhshme, por për një tarifë të përballueshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app