Saul Niguez mund të transferohet te Barcelona nëse vendos të largohet nga Atletico Madridi ose nëse klubi kryeqytetas vendos ta largojë atë.

Nëse Atletico ndonjëherë do të vendosë për të shitur yllin e tyre, Saul Niguez, Barcelona do të ketë të drejtën e nënshkrimit të tij si ekipi i parë.


Në rast se Atletico vendos ta largojë atë, Barcelona do të jetë vrapuese për ta sjell atë në Camp Nou.

Kjo e drejtë vjen si pjesë e marrëveshjes që e dërgoi David Villan nga Katalunia në Atletico në vitin 2013.

Sipas gazetës Marca, marrëveshje mes skuadrave bëri që Barcelona të jetë në radhë të parë për të nënshkruar me Saulin dhe mbrojtësin Javier Manquillo.

saul

Sual momentalisht ka marrëveshje me klubin nga Wanda Metropolitano deri në vitin 2026 dhe ekziston një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh.

Për mesfushorin spanjoll interesim ka shprehur edhe skuadra e madhe angleze, Manchester United. /Telegrafi/

telegrafi sport app