Site icon Telegrafi

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka vetëm dy javë për të vendosur se kush do të veshë fanellën me numrin 10 sezonin e ardhshëm, shkruan mediumi Sport.

Ky sezon ishte hera e parë në gati 100 vjet që Barcelona filloi një fushatë pa një lojtar që nuk kishte të veshur fanellën me numrin 10.

Kështu, Barça humbi disa të ardhura komerciale dhe marketingu që vijnë me shitjen e fanellës ikonë të klubit.

Lexo po ashtu Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Sidoqoftë, Barça ka një vendim biznesi për të marrë në 14 ditët e ardhshme pasi sponsorët dhe furnizuesit e tyre duhet të dinë se kush e vesh fanellën sezonin e ardhshëm.

Barcelona e ka hedhur poshtë idenë për t’ia dhënë fanellën Ansu Fatit pasi ai nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Gavi, Pedri dhe Leëandoëski gjithashtu nuk mund të diskutohen pasi ata tashmë mbajnë numrat e tyre të preferuar ikonë të fanellave.

Ka tre opsionet të mira të mundshme për drejtuesit e Barçës për të zgjedhur.

1/ Lamine Yamal – Sensacioni spanjoll ka të ngjarë të marrë fanellën dhe të ndjekë të njëjtën rrugë si Ansu. Shpresohet që ai të mos përballet me të njëjtat lëndime si paraardhësi i tij spanjoll.

2/ Vitor Roque  – Barcelona mund të vendosë të vulosë besimin e saj në nënshkrimin e tyre të madh të verës duke i dorëzuar fanellën brazilianit. Do të ishte një përgjegjësi e madhe, por jo më e madhe se ajo që klubi pagoi për 19-vjeçarin.

3/ Joao Felix – Presidenti i Barçës, Joan Laporta thuhet se është një tifoz i përkushtuar i anësorit portugez. Ai mund ta vërtetojë këtë duke i dhënë atij fanellën më numrin e famshëm.

Në fund të fundit, Felix supozohet të jetë një nënshkrim në Barça. /Telegrafi/

Exit mobile version