Andre Silva ka rilindur në skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi portugez është duke kaluar formë të jashtëzakonshme dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.


Chelsea, Arsenal, Manchester United, Atletico Madrid kanë qenë vetëm disa nga skuadrat që janë në ndjekje të tij.

andre silva eintracht frankfurt 1598875327 46441 scaled 1

Por së fundmi garës për transferimin e yllit portugez i është bashkuar edhe gjiganti spanjoll Barcelona.

Mediat katalunase kanë raportuar se trajneri Ronald Koeman po e pëlqen shumë lojën e sulmuesit dhe dëshiron ta ketë atë në Camp Nou për edicionin e ri.

25-vjeçari është duke shfaqur një formë të jashtëzakonshme, ku në 26 ndeshje zyrtare me klubin ka shënuar 22 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Milan look at Andre Silva record numbers in the Bundesliga 1

Frankfurt po synon që nga shitja e tij në verë të fitojë rreth 65 milionë euro.

Gjithsesi Barcelona nuk do ta ketë të sigurt transferimin e portugezit, pasi gara për Silvën çdo ditë po bëhet më e fortë. /Telegrafi/

telegrafi sport app