LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fiton ndaj Milanit një ndeshje spektakolare, vendos goli i Ansu Fatit

Barcelona fiton ndaj Milanit një ndeshje spektakolare, vendos goli i Ansu Fatit

Barcelona dhe Milan kanë zhvilluar një miqësore luksi në Allegiant Stadium në Paradise të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë një ndeshje spektakolare nga dy skuadrat me raste të shumta shënimi dhe spektakël në fushë dhe tribuna.

Megjithatë në fund ishte gjiganti spanjoll Barcelona që mposhti atë italian AC Milan me rezultat minimal 1-0.


Inkuadrimi në pjesën e dytë i disa nga futbollistëve kryesorë rezultoi pozitiv për trajnerin Xavi Hernandez, pasi goli i fitores erdhi në minutën e 55-të.

Pasi pranoi një top të mirë nga Balde, Ansu Fati goditi fuqishëm nga e majta duke realizuar një gol spektakolar për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes kishte edhe raste të tjera shënimi, por që gola të tjerë më nuk u panë.

Te Rossonerët u aktivizuan 18 futbollistë nga trajneri Stefano Pioli në këtë sfidë, derisa për Barcelonën luajtën 22 futbollistë gjatë 90 minutave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Milani rrit sërish ofertën për Gimenez - zbulohen detajet

Milani rrit sërish ofertën për Gimenez - zbulohen detajet

Serie A
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori