LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ende në pritje të Nico Williams

Barcelona ende në pritje të Nico Williams

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ende është në pritje të një transferimi të mundshëm të sulmuesit anësor, Nico Williams nga Athletic Bilbao.

Sipas gazetarit të njohur Fernando Polo, Barcelona është ende në pritje të një vendimi të qartë nga Williams për të ardhmen e tij.

Edhe pse transferimi i Williams është bërë i komplikuar pas një vonese në arritjen e një marrëveshjeje për kushtet personale, Barça beson se ai ende mund të vendosë të luajë për ta.


Presidenti i Barçës, Joan Laporta do të heqë dorë nga Nico vetëm nëse ai nënshkruan një zgjatje të kontratës me Bilbaon për të rritur klauzolën e lirimit.

Raportet thonë se Williams tashmë është bindur të qëndrojë në Bilbao me klauzolën e lirimit që do të rritej në 100 milionë euro.

Nico Williams mund të rinovojë me Bilbaon, do të ketë një klauzolë më të lartë se aktualja
Lexo po ashtu Nico Williams mund të rinovojë me Bilbaon, do të ketë një klauzolë më të lartë se aktualja

Për momentin, sulmuesi anësor ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh, të cilën Barça është e gatshme ta paguajë.

Barça e ka kthyer vëmendjen te Dani Olmo, i cili ka pranuar t’i bashkohet, ndërsa katalunasit kanë paraqitur një ofertë prej 60 milionë euro për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori