Barcelona e bën prioritet transferimin e tij, PSG po ashtu e do me çdo kush - Greenwood është kthyer në hit në Ligue 1

Barcelona do të bëjë një ofertë gjatë verës për Mason Greenwood - por përballet me një luftë të madhe për sulmuesin anglez pasi edhe PSG e pëlqen tej mase. Greenwood ka shijuar një fillim të shkëlqyer të karrierës së tij në Marseille, duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje për skuadrën franceze. Skautët nga Nou Camp kanë parë katër nga ndeshjet e Greenwood deri më tani.

Barcelona e di se Greenwood mund të luajë në La Liga pasi ka impresionuar atje sezonin e kaluar ndërsa ishte i huazuar te Getafe. Dhe tani ata e kanë bërë blerjen e 22-vjeçarit si një nga prioritetet e tyre për verën që po vjen. Por fillimi mbresëlënës i sezonit të Greenwood ka rënë në sy edhe të Paris Saint-Germain, të cilët po ashtu e duan lojtarin.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































