LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe sezoni e saj

Barcelona dhe sezoni e saj

Barcelona është kampioni i ri i Spanjës, ndërsa për këtë mund të shprehemi vetëm me fjalë të bardha si për kampionin në fuqi, ashtu dhe për nënkampionin që meriton çdo lëvdatë.

Përkundër faktit që Barcelona dështoi të shfaqë ndikim e saj në Evropë dhe në Copa del Rey, Blaugranët vazhduan me avazin e njëjtë, duke shkatërruar dhe shkelur kundërshtarët në La Liga.

Barcelona filloi sezonin ashtu siç e mbaroi sezonin e kaluar, duke vazhduar klasin si klubi më i fortë në botë, me në krye komandantin Lionel Messi dhe gjeneralin Xavi. Rezultati i parë shokues për Blaugranët vjen pas barazimit 0-0 me Valencian. Më pas pasojnë dhe barazimet ndaj Osasunas dhe Athletic Bilbaos që bënë që Barca të hyjë në ‘el Classicon’ e parë nga pozita e dytë. Para kësaj, ajo vazhdoi me sukses aventurën në Ligën e Kampionëve përveç disfatës shokuese nga Rubin Kazani, kurse në ‘el Classico’ doli fitimtare falë një goli të Ibrahimovicit në minutën e 56-të.

Barcelona nuk e filloi aspak mbarë vitin 2010. Eliminimi nga Copa del Rey ishte goditja e parë e rëndë për Barcelonën. Sidoqoftë, Barcelona vazhdoi me fitoret, derisa nuk e shijoi humbjen e parë dhe të vetme këtë sezon, ndaj Atletico Madridit prej 2-1 në Vicente Calderon. Sezoni i Barcelonës mori kah tjetër kur e mposhti në mënyrë perfide Real Madridin në Bernabeu, në njërën prej fitoreve më të rëndësishme.


Në vazhdim të kampionatit, Barcelona u desh të luftojë kokë më kokë me Real Madridin, duke u detyruar të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, për t’u shpallur në fund kampion i Spanjës me 99 pikë fantastike. Këtu nuk ndikoi aspak humbja më e rëndë në karrierën e Guardiolas, ajo disfatë prej 3-1 nga Interi në Meazza, që rezultoi me eliminim dhe shuarje të ëndrrës për triumf në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi këtë sezon përveç se konfirmoi që është futbollisti më i mirë në botë, ai automatikisht hy në garë për t’u bërë ndoshta futbollisti më i mirë në histori të futbollit. Panoramat e krijuara të portierëve si pasojë e Lionel Messit, ishin aq të bukura, sa që e bënë argjentinasin golashënuesin më të mirë në Evropë këtë sezon. Mbetet të shihet, nëse ai do të mbajë këtë formë edhe në Kampionatin Botëror, ku përkrah do të ketë disa nga sulmuesit më të mirë të globit.

Ky sezon për Barcelonën, ndonëse nuk i përmbushi pritjet, është vetëm një fillim, i një epoke të re, që pritet të lulëzojë sezonin e ardhshëm, kur Barcelona përsëri do të jetë pretendente për të tre titujt…por deri atëherë, Guardiola do të jetë i zënë me afatin kalimtar veror, ku Barcelona pritet t’i bëjë rivalitet, tashmë rivalit të përgjakshëm, Real Madridit, ndërsa këta të fundit do të sjellin freskime helmuese për Barcelonën… /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot i përgjigjet lojtarit të Liverpoolit pasi ai kërkoi publikisht të largohej nga klubi

Arne Slot i përgjigjet lojtarit të Liverpoolit pasi ai kërkoi publikisht të largohej nga klubi

Premier League
Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Serie A
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

La Liga
Jorge Mendes ia rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

Jorge Mendes ia rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

Ndërkombëtare
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori