LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe PSG rivalizojnë ekipet angleze për Mahrezin

Barcelona dhe PSG rivalizojnë ekipet angleze për Mahrezin

Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë hyrë në garën për të nënshkruar me mesfushorin algjerian të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Reprezentuesi algjerian ka pasur një sezon të përzier me skuadrën nga King Poëer këtë sezon dhe po kërkon të shtyjë përpara një lëvizje largimi sapo të përfundojë sezoni.

Këto paraqitje kanë bërë që edhe Leicester City të shikoj mundësinë e shitjes së tij dhe të fitoj të ardhura që do shpenzoheshin për projektin e sezonit të ri.


Sipas Daily Star, garës për sigurimin e shërbimeve të Mahrezit i janë bashkuar edhe Barcelona dhe kampioni francez, PSG.

Ashtu si Barça dhe PSG, më parë interesim për sigurimin e shërbimeve të Mahrezit kanë shfaqur edhe Arsenali, Tottenhami dhe Liverpooli.

Ndryshe, mesfushori i “Dhelprave” vlerësohet rreth 35 milionë funte. /Telegrafi/