Barcelona e ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion në La Liga.

Blaugranasit fituan me rezultat 1-2, në sfidën ku ishin me një lojtar më shumë në tërë pjesën e dytë.


Atletico e nisi fuqishëm për të rrezikuar disa herë me Antoine Griezmann, i cili humbi së paku tre raste nga afërsia.

Megjithatë, ishte Guiliano Simeone që e zhbllokoi rezultatin me një gol nga afërsia pas një pasimi të gjatë të Lenglet (39’).

Sidoqoftë, gëzimi i vendasve zgjati tre minuta, me Marcus Rashford që përfitoi nga asistimi i Dani Olmos për ta barazuar rezultatin (42’).

Situata megjithatë u vështirësua për Atleticon kur Nicolas Gonzalez u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër te Yamal (45+4’).

Gjyqtari faktikisht në fillimin e pjesës së dytë i dha karton të kuq edhe Gerard Martin, por pas rishikimit të VAR-it e anuloi për ta kthyer në të verdhë.

Që atëherë, Barcelona dominoi plotësisht për të rrezikuar vazhdimisht mirëpo portieri i Atleticos bëri pritje të njëpasnjëshme.

Heroi i Barcelonës rezultoi të jetë Robert Leëandoëski, që shënoi me shpatullë pas një topi të kthyer nga goditja e Joao Cancelos (87’).

Kësisoj, skuadra e Hansi Flick mbledhë 76 pikë, shtatë mbi Realin ndërsa Atletico qëndron në pozitën e katërt me 57 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app