Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona ka marrë një dënim qesharak nga Federata e futbollit spanjoll.

Katalunasit ishin paditur nga Atletico Madrid për transferimin e sulmuesi francez, Antoine Griezmann.


FFS i ka shqiptuar ditën e sotme Barcelonës një dënim qesharak, duke e dënuar atë me vetëm 300 euro.

Edhe pse është një dënim modest, Barcelona nuk e ka pranuar atë.

GettyImages 1176848368 Antoine Griezmann. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

26 herë kampionët e Spanjës kanë vendosur që të apelojnë dënimin në Federatën e Spanjës.

'Mundo Deportivo' ka shkruar se Barcelona është e vendosur mos ta pranojë këtë dënim pasi nuk ka asnjë provë për t'i dënuar ata.

Kjo për shkak që katalunasit nuk dëshirojnë ta dëmtojnë imazhin e klubit duke pranuar dënimin.

Në anën tjetër Atletico Madrid pretendonte të fitonte 80 milionë euro të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app