Barcelona duket se ka vendosur ta aktivizojë klauzolën e Miralem Pjanicit gjatë kësaj vere, ndërkohë që Roma është duke shqyrtuar shitjen e lojtarit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, katalunasit tashmë kanë kontaktuar me agjentin e boshnjakut, Michael Becker dhe duan ta blejnë kontratën e tij.


Pjanic ka një klauzolë, sipas të cilës, klubi që ofron 38 milionë euro mund ta shfuqizojë kontratën e tij me Giallorossët.

Klubi italian dëshiron ta mbajë lojtarin, mirëpo njëkohësisht nuk dëshiron të humbë financiarisht, pasi në sezonin e ardhshëm vlera për prishjen e kontratës do të ulej në 28 milionë euro.

Juventusi, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, janë klubet tjera të interesuara për 26-vjeçarin. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

telegrafi sport app