Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka bërë mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez, si ‘Planin B’ të tyre nëse nuk mund të bëhet një marrëveshje për italianin Marco Verratti.

Sipas gazetës AS, Barça e konsideron Saulin si “profilin ideal për të përforcuar qendrën e mesfushës”, ndërsa reprezentuesi i Spanjës U-21 do të përshtatej në mënyrë të përkryer në stilin e lojës të propozuar nga trajneri i ri Ernesto Valverde.


Megjithatë, gazeta vëren se katalanasit janë gjithashtu të vetëdijshëm se negociatat do të jenë të vështira për t'u kryer, duke marrë parasysh ndalimin e Atleticos për regjistrimin e lojtarëve të rinj deri në janar të vitit 2018.

Saul, i cili mbush 23 vjet në nëntor dhe ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh, ishte gjithmonë i pranishëm për Los Colchoneros sezonin e kaluar, duke bërë 53 paraqitje në të gjitha garat.

Gazeta AS shton se sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U21 për të mbajtur sytë ngushtë në yllin e ri spanjoll.

Saul është përshkruar nga gazeta si kontrollues i sigurt i topit, lojtar me një prekje të parë sensacionale, i palodhshëm duke vrapuar dhe lëvizje të mirë në të tretën e fundit të fushës. /Telegrafi/

telegrafi sport app