Në këtë El Clasico munguan Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por nuk mungoi spektakli.

Barcelona e dominoi Real Madridit në fitoren e tyre 5-1 në Camp Nou në La Liga.


Goli i parë në takim erdhi nga Philippe Coutinho pas asistimit nga Jordi Alaba. Pak minuta më vonë Arthur kishte rast për gol, por Thibaut Courtois bëri një pritje të mirë.

Coutinho (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Epërsia e vendasve u thellua në minutën e 30-të kur Luis Suarez shënoi nga pika e bardhë, por ky gol ishte historik pasi ishte i pari që erdhi nga analizimi i VAR-it.

Los Blancos e filluan mirë pjesën e dytë dhe ishte Marcelo (50') që shënoi golin e vetëm në këtë takim për Los Blancos.

Luis Suarezzz (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ishte Suarez (75') që shënoi edhe një herë për të qetësuar tifozët vendas, ndërsa ishte uruguaiani kompletoi het-trikun në minutën e 83-të.

Për të bërë këtë humbje të dhimbshme u përkujdes Arturo Vidal me një gol me kokë në minutën e 87-të.

Julen Lopetegui 1 (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Me shumë mundësi kjo do të jetë ndeshja e fundit e Julen Lopeteguit në krye të Real Madridit pasi tani nga të gjithë po pritet shkarkimi i spanjollit nga detyra e trajnerit.

Pas kësaj fitore Barcelona renditet në vendin e parë me 21 pikë, kurse Real Madridi në pozitën e nëntë me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Rayo Vallecanos, ndërsa Los Blancos ndaj Valladolidit. /Telegrafi/

telegrafi sport app