David Alaba është futur në vitin e fundit të kontratës me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Mbrojtësi austriak është pjesë e bavarezëve që 12 vite, kur fillimisht luajti për grupmoshat e reja.


Ndërkohë në ekipin e parë ai është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm e sot njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në botë.

Gjithsesi kampioni në fuqi i Evropës po tenton ta bind të nënshkruajë kontratë të re, por një gjë e tillë duket e pamundur.

1278472677.0

Alaba ka vendosur të largohet nga Bayerni, teksa shumë skuadra janë vënë pas tij.

Mediat spanjolle kanë raportuar se për momentin Barcelona është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

Katalunasit janë futur në bisedime me agjentët e lojtarit dhe janë të gatshëm të paguajnë një shumë deri në 10 milionë euro për ta transferuar në janar.

47396937 scaled 1

Nëse Bayerni nuk do ta pranojë një ofertë të tillë, atëherë Alaba mund të nënshkruajë një parakontratë me Barcelonën për t’iu bashkuar si transferim i lirë verën e vitit 2021.

28-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Juventus, Inter, Liverpool, Manchester United, Manchester City e Arsenal. /Telegrafi/