Barca kalon pengesën Cadiz dhe rrit diferencën me Realin

Barcelona e ka forcuar pozitën e parë në tabelë me një fitore komode (2-0) ndaj Cadizit në Camp Nou, në ndeshjen e javës së 22 në La Liga.
Në minutat e para të sfidës, mysafirëve iu anulua një gol i Roger Martit për pozitë jashtë loje. Në vijim Ferran Torres e pati një mundësi të mirë shënimi që nuk e konkretizoi.
Një depërtim i mrekullueshëm i Ferran në anën e djathtë të zonës dhe harkoi në qendër te Robert Lewandowski, i cili goditi me kokë, por intervenoi portieri Jeremias Ledesma për ta dërguar topin deri te Sergi Roberto, ndërsa ky i fundit e zhbllokoi rezultatin (43’).
Cook pic.twitter.com/cZeSucluV8
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 19, 2023
Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë i vendasve. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Roberto pasoi te Lewandowski, i cili e dyfishoi epërsinë (45’+1).
Sulmuesi polak e goditi transversalen në pjesën e dytë, ndërsa Roger Martit iu anulua një tjetër gol, kësaj radhe për ndërhyrje të palejuar.
True Love ❤️ pic.twitter.com/j5cCFWlT5c
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 19, 2023
Në vijim, vizitorët krijuan disa raste shënimi, mirëpo nuk ia dolën ta futnin topin në rrjetën e Marc-Andre ter Stegen.
Falë kësaj fitoreje, Barcelona ka tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë në tabelë, Real Madrid. Cadizi qëndron një pozitë mbi zonën e rrezikut me dy pikë më shumë se Valencia (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). /Telegrafi/
Arzamendia, Alcaraz and Fali all beaten by Ferran, whose cross eventually leads to Barça's first goal by Sergi Roberto https://t.co/m3IwGNaQgC
— UthmanFCB (@UthmanFCB) February 19, 2023
GOAL!
Barcelona 2-0 Cadiz
Robert Lewandowski scores#BarçaCadiz #BarçaGate #LaLigahttps://t.co/NvP6liVCbZ
— H/F (@hfworld_) February 19, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët