Barca e nis për mrekulli gjysmën e dytë – Suarez fillimisht asiston, pastaj kompleton het-trikun (Video)

Me të filluar gjysma e dytë, Barcelona e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Deportivo La Corunas.
Pas dy golave të shënuar në pjesën e parë, kësaj radhe Luis Suarez erdhi me një asistim fantastik.
Uruguaiani harkoi mrekullueshëm në zonë dhe Ivan Rakitic goditi me vole (47’).
Menjëherë pas, Luis Suarez e kompletoi het-trikun, ndërsa Messi ishte asistues (53’). /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































