Barbra Streisand: Faji duhet kërkuar te prindërit e viktimave të Jackson

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Barbra Streisand, ka marrë kritika të shumta për deklaratat e saj lidhur keqtrajtimet e pretenduara seksuale të Michael Jacksonit.
Në një film dokumentar të publikuar së fundmi me titull "Leaving Neverland", Wade Robson dhe James Safechuck e kanë akuzuar Mbretin e muzikës pop se ka abuzuar seksualisht me ta kur kanë qenë fëmijë.
Ndërsa duke folur për Times, Streisand ka thënë se u beson dy akuzuesve, porse ka thënë se ata kanë qenë të gëzuar dhe të entuziazmuar që iu është dhënë rasti të qëndrojnë në pronën e Jackson.
"Mund të themi se kanë qenë të keqtrajtuar, por ata fëmijë kanë qenë shumë të gëzuar që kanë qëndruar atje. Robson dhe Safechuck sot janë të martuar dhe kanë fëmijët e tyre, prandaj ajo që u ka ndodhur nuk i vrarë", ka thënë 76-vjeçarja.













































