Nga: Kenan Malik / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
“Edhe ata kanë viktima, edhe ata kanë robër dhe kanë nëna që qajnë … Le ta bëjmë një paqe të vërtetë”. Nuk është ky një paqësor liberal që flet nga Londra apo nga Uashingtonit i sigurt, por Yaakov Argamani, vajza e të cilit Noa u mor peng nga Hamasi në një festival muzikor pranë Re’imit – në kufirin e Izraelit me Gazën.
Shpresoj se kurrë nuk duhet të përballem me mundimin që tani e përshkon Yaakov Argamanin. Por, nëse e gjej veten në një vend kaq të errët, sikurse ai, shpresoj të zotëroj qoftë edhe një fije të qartësisë njerëzore dhe morale të tij.
Ajo që kaq befasuese i bën komentet e Argamanit, nuk është vetëm thellësia e ndjeshmërisë së tij – veçanërisht nga një vend ku dëshira për hakmarrje do të ishte kaq e kuptueshme – por, edhe kontrasti me kaq shumë komente të javës së kaluar.
Shumëkush ka mirëpritur veprimet vrastare të sulmuesve të Hamasit. Dhe, shumë të tjerë, edhe nëse nuk u gëzuan, janë përpjekur t’i justifikojnë ato veprime. Verimet e Hamasit duhet t’i vendosni në kontekst, argumentojnë ata, për ta parë këtë si pjesë të luftës së gjatë të palestinezëve për shtetin e tyre dhe si produkt i represionit me të cilin ata janë përballur.
Sidoqoftë, ekziston një kontekst historik për dhunën palestineze dhe palestinezët vazhdojnë të vuajnë nga represioni izraelit. Megjithatë, nuk ka asnjë kontekst në të cilin vrasja masive e më shumë se 260 vetëve që festojnë nën tingujt muzikorë – ose masakra në një kibuc – i afrohet justifikimit e lëre më të ofrojë rast për ndonjë kënaqësi.
As barbarizmi i sulmeve të Hamasit nuk mund të kuptohet si produkt i pashmangshëm i një historie të shtypjes, aq më pak si aspekt i rezistencës palestineze. Këto ishin aktet e një organizate antisemite dhe teokratike të shkëputur nga kornizat morale dhe politike që drejtojnë lëvizjet tradicionale çlirimtare. Ashtu si me grupet e tjera xhihadiste, terrori është bërë qëllim më vete.
Të sugjerosh se masakra e tillë përfaqëson luftën palestineze, do të thotë të poshtërosh popullin palestinez dhe betejën e tij për liri dhe për të drejta, t’i shikosh ata në të njëjtën mënyrë siç bëjnë politikanët izraelitë dhe komentuesit perëndimorë që flasin për “kafshët” dhe për “të egrit”. Ka pasur liderë dhe mbështetës palestinezë të cilët kanë shprehur keqardhje për këto akte të shthurura. Hamasi përfaqëson tradhti ndaj shpresave palestineze dhe kërcënim për hebrenjtë.
Megjithatë, dënimi i Hamasit, i politikave dhe veprimeve të tij, nuk është i njëjtë me mbështetjen e politikave izraelite. Izraeli ka ndërprerë energjinë, ujin, ushqimin dhe furnizimet mjekësore për Gazën, ka filluar bombardimet masive, pa dallim, si dhe pushtimin e mundshëm tokësor. Nëse historitë e vrasjeve të Hamasit t’i kujtojnë egërsitë e Shtetit Islamik, pamjet e bombardimeve të Gazës ta kujtojnë shkatërrimin e Alepos në Siri apo të Bahmutit në Ukrainë.
Megjithatë, ky ndëshkim kolektiv dhe vrasja e civilëve ka fituar mbështetjen e liderëve perëndimorë, të cilët e justifikojnë si “të drejtë të Izraelit për vetëmbrojtje” kundër Hamasit. Por, siç e pyeti Daniel Levy – dikur këshilltar i ish-kryeministrit Ehud Barak – një prezantues të BBC-së: “A mundet dikush të më thotë me besueshmëri, se në cilat raste udhëheqja e një vendi thotë: ‘Po e ndalojmë ushqimin, energjinë elektrike, ujin, të gjitha furnizimet për një popullsi të tërë civile’, sepse ata po i synojnë militantët”?
Vetë udhëheqësit izraelitë duken shumë të vendosur. “Theksi është te dëmtimi dhe jo te saktësia”, pranoi Daniel Hagari, zëdhënës i Forcave Mbrojtëse të Izraelit. “Tash për tash, vetëm një qëllim: Nakba!”, shkroi javën e kaluar në Twitter, deputeti i Likud-it, Ariel Kallner. “Një Nakba që do ta errësojë Nakbanë e vitit 1948”. Nakba, që në arabisht i bie “katastrofë”, i referohet dëbimit dhe arratisjes së 700 mijë palestinezëve pas luftës së Palestinës të vitit 1948 dhe pas themelimit të shtetit të Izraelit. “Gaza përfundimisht do të kthehet në një qytet tendash”, i tha një gazetari izraelit, një zyrtar i sigurisë. “Nuk do të ketë ndërtesa”.
Ndjenjat e tilla nuk janë thjesht përgjigje ndaj tronditjes së masakrës së Hamasit. Në fillim të këtij viti, kur kolonët e tërbuar nëpër qytetin Huvara digjnin shtëpitë, bizneset dhe makinat – pasi një palestinez i armatosur vrau dy izraelitë – ministri i Financave, Bezalel Smotrich, i lavdëroi ata duke kërkuar që shteti izraelit të “fshinte” qytetin, në vend që punën t’ua linte qytetarëve të thjeshtë.
Ndërkohë, Izraeli në aneksim po e kthen pushtimin e Bregut Perëndimor. Marrëveshja e koalicionit të vitit të kaluar midis Likud-it të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe partisë sioniste fetare të ekstremit të djathtë, Smotrich, zyrtarisht e angazhoi qeverinë për “një politikë ku sovraniteti zbatohet në Jude dhe në Samari”. Platforma e politikës së Likud-it e vitit 1999, tashmë “kategorikisht refuzon krijimin e një shteti arab palestinez“. Politika e qeverisë izraelite është de fakto e angazhuar për një shtet të vetëm, por për një shtet të tillë që shumicës së palestinezëve ua mohohen të drejtat themelore.
Një pjesë e ironisë në premtimin e Netanyahut për të “çrrënjosur” Hamasin është se politikanët si ai prej kohësh kanë ndihmuar në zhvillimin e organizatës në përpjekjet që minojnë luftën palestineze.
“Kushdo që dëshiron të pengojë krijimin e shtetit palestinez, duhet të mbështesë forcimin e Hamasit dhe transferimin e parave në Hamas”, thuhet se deklaroi Netanyahu, në një takim të anëtarëve Likud-it në Knesset [Parlament] më 2019.
Që nga vitet 1970 e tutje, Izraeli fillimisht ndihmoi në zhvillimin e Vëllazërisë Myslimane në Gazë dhe më pas të Hamasit që u krijua nga Vëllazëria përgjatë intifadës së vitit 1987. Qëllimi ishte të minonte autoritetin e PLO-së laike. “I mbështetur nga kjo politikë”, theksoi [gazeta] Times of Israel gjatë javën e kaluar, “Hamasi u bë më i fortë”. Ata që duan ta ruajnë tokën e Izraelit vetëm për hebrenjtë dhe ata që duan të eliminojnë hebrenjtë nga ajo tokë, janë po aq në përqafim të ndërsjellët sa edhe në luftën vdekjeprurëse.
Meqenëse njëra prej pengesave të debatit publik bashkëkohor është akuza e “ekuivalencës së rreme”, e përdorur shpeshherë për të hedhur poshtë argumentet pa u lodhur për t’i vërtetuar ato, më lejoni të bëj të qartë se nuk po e barazoj Hamasin dhe Izraelin. Më tepër po flas për mënyrën se si të dyja palët i përdorin politikat e pandërgjegjshme të tjetrës, për të justifikuar të pajustifikueshmen.
E gjithë kjo e shpjegon rëndësinë e argumentit të Yaakov Argamanit. Jo në thirrjen e tij për paqe (të gjithë bëjnë thirrje për paqe, edhe kur theren foshnjat ose kur shkatërrohen blloqet e apartamenteve), por në thellësinë e kuptimit të tij për Izraelin/Palestinën si tokë e përbashkët që mund të mbijetojë vetëm nëse njihen të drejtat dhe dinjitetet e hebrenjve dhe të palestinezëve.
Qoftë në një shtet të vetëm me të drejta të barabarta apo në dy shtete, “vetëvendosja” mund të jetë vetëm vetëvendosje e të gjithë njerëzve që jetojnë midis lumit dhe detit – palestinezëve dhe hebrenjve, për një të ardhme të përbashkët. Asnjë bombë, asnjë kasaphane nuk mund ta fshijë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit