Pas letrës nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dërguar partive në koalicion (PAN) për të mandatuar një kandidat për të parin e Qeverisë, këto të fundit janë shprehur të gatshme për zgjedhje, dhe jo për kërkesën e Presidentit.
Lidhur me këtë kreu i PDK-së, ndryshe udhëheqësi i koalicionit PAN, Kadri Veseli, i ishte përgjigje Presidentit Thaçi duke thënë se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit e ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të diskutohej për shpërndarjen e Kuvendit.
Ndryshe, sot Kryesia e Kuvendit ka vendosur që që seanca për shpërndarjen e Kuvendit të mbahet më 22 gusht.
Mirëpo ende nuk dihet saktë një datë e zgjedhjeve, pasi që duhet pritur pas shpërbërjes së Kuvendit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ta caktoj saktësisht datën.
Njohësi i çështjeve zgjedhore, ish-kryeshefi i KQZ-së, profesori Mazllum Baraliu, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se pas shpalljes së datës së zgjedhjeve janë 45 ditë përgatitje.
Sipas tij, Kuvendi e ka shfrytëzuar të drejtën për seancë për t’u shpërndarë, meqenëse Presidenti Thaçi nuk i ka ftuar partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.
“Ka qenë në diskrecion të Kryesisë së Kuvendit që ta caktojë datën e shpërndarjes. Kjo pasi që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka humbur të drejtën t’i thërras partitë për ta caktuar datën e zgjedhjeve. Ai u kërkoi partive që ta mandatojnë një mandatar të ri, dhe jo variantin tjetër që e lejon Kushtetuta po ashtu, që t’i ftojë partitë politike dhe t’i pyes se a duan zgjedhje. Nëse partitë do të thonin se duan zgjedhje atëherë Presidenti do të duhej t’i pyeste se cila është data më e volitshme. Por, tash meqë këtë nuk e ka bërë Presidenti, e ka shfrytëzuar Kuvendi. Por, pavarësisht se të gjitha partitë deklarojnë njëzëri që janë të gatshme për zgjedhje, megjithatë për zgjedhjet standardet ndërkombëtare përgatitjet për një procesi elektoral janë mesatarisht gjashtë muaj. Mirëpo këtu në situata të jashtëzakonshme ose të zgjedhjeve të parakohshme, minimumi i përgatitjeve është 30 ditë dhe maksimumi 45 ditë “, ka thënë ai.
Baraliu ka thënë se është në diskrecion të Presidentit Thaçi nëse do t’i shpallë zgjedhjet në ditën kur të shpërndahet Kuvendi, apo më vonë.
“Presidenti mundet po atë ditë më 22 shtator, nëse shpërbëhet Kuvendi, ta shpallë datën e zgjedhjeve. Ose mundet më vonë, nuk do të thotë që menjëherë t’i shpallë zgjedhjet. E gjitha është në diskrecionin e tij se cilën datë ta caktojë. Por që nga data që e mbanë mbledhjen dhe e cakton shpalljen e zgjedhjeve Presidenti, janë 45 ditë kohë për përgatitje. Pra Kurdo që dëshiron Presidenti pas shpërndarjes së Kuvendit, mund t’i thërras zgjedhjet, pasi që nuk janë afatet strikte në këtë Kushtetutë. Për këtë Kushtetuta nuk është më demokratikja siç e proklamuan disa njerëz tanë, të cilët nuk i ka pyetur askush kur është përpiluar, por është përgatitur nga jashtë nga të tjera qarqe. Pra nuk është demokratike sepse ka vakume, dhe nuk i ka të precizuara të gjitha gjërat e rëndësishme”, ka thënë ai, për Telegrafin.
Kurse kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, vendimin e kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht për shpërbërjen e Kuvendit, e ka cilësuar si veprim të duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
“Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm. Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, ka deklaruar ai.
Ndryshe Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e Kryesisë së Kuvendit që shpërndarja e Kuvendit të bëhet më 22 gusht.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo datë është largët, duke thënë se VV ka propozuar që seanca të mbahet më 8 ose 14 gusht.
Po ashtu edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, e ka quajtur hajgare vendimin e marrë sot nga Kryesia e Kuvendit që Kuvendi të shpërndahet më 22 gusht.
Deda përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim nuk po përputhet me deklaratat e të gjithëve që ‘sa më parë të shkojmë në zgjedhje’.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj ka dhënë nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë