Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu vlerëson se Qeveria aktuale Kurti nuk e ka asnjë obligim për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.
Duke marr për shembull edhe administratën e ish-presidentit Trump, Baraliu thotë se është e drejtë legjitime e çdo qeverie që të mos vazhdojë të implementojë marrëveshje të tilla të dëmshme për vendin.
“E kemi rastin më të freskët ku administrata e Trump nuk vijojë që t’i përmbush obligimet, ose marrëveshjen me Iranin që është bërë në planin global pothuajse, nga Perëndimi dhe të tjerët dhe marrëveshja tregtare me Kinën, apo ajo për ngrohjen globale. Pra është legjitime për një qeveri që të mos zbatojë marrëveshjet paraprake”, tha ai në InfoBox në RTV Dukagjini.
Baraliu beson se Asociacioni i Komunave Serbe cenon sovranitetin e vendit dhe për këtë akuzon BE-në që vazhdimisht po insiston në implementimin e kësaj marrëveshjeje.
“Asociacioni i Komunave serbe prek sovranitetin e vendit, prek Kushtetutën. Është një insistim i padrejtë i BE-së i cili me vite të tëra nga zonja Ashton e deri te Borreli kërkon me ngulm që të zbatohen një marrëveshje nga një shtet nga i cili vet ata nuk e njohin. Pra, Kosova nuk është e njohur nga BE-ja si një tërësi regjionale, ajo ka qëndrim neutral ndaj Kosovës, ndërsa Serbia nuk e ka hequr ende Kosovën nga Kushtetuta e saj si pjesë të sajë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në prani të shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nënshkruan marrëveshjen për Telekomunikacionin, marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa tha se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive” dhe se “marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”
Edhe ministri i Jashtëm i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshjet “janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës” dhe se “asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.
Pala kosovare dhe bashkësia ndërkombëtare kanë insistuar që të katër marrëveshjet të nënshkruhen së bashku, pasi pala serbe ka qenë më së shumti e interesuar për marrëveshje për asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa ajo kosovare për tri marrëveshjet e tjera.
Por, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se asociacioni do të ketë kryetarin e vet, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën dhe flamurin.
Sipas tij, asociacioni do të vendosë për katër çështjet e marrëveshjes së Brukselit: shëndetësinë, shkollimin, planifikimin rural dhe urban, zhvillimin ekonomik, duke shtuar se Serbia do ta ketë të drejtën ta financojë këtë asociacion, pa paguar tatime apo taksa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos