Barack dhe Michelle Obama fotografohen në publik për herë të parë që nga thashethemet e divorcit

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle, janë parë së bashku në Washington për herë të parë pas muajsh thashetheme për një divorc.
Çifti nuk është shfaqur në publik që nga dhjetori i vitit 2024, gjë që ka ndezur spekulime për probleme të mundshme martesore.
Një nga të ftuarit e restorantit ka kapur momentin kur Barack dhe Michelle po largoheshin nga restoranti, teksa kalonin nëpër dhomë të shoqëruar nga truproja, duke përshëndetur të ftuarit e tjerë të pranishëm.

Dyshimet për gjendjen e martesës së tyre i shton edhe fakti se Barack ka marrë pjesë në disa ngjarje të rëndësishme pa Michelle, duke përfshirë darkën në të njëjtin restorant pak para inaugurimit të Donald Trump në janar.
Michelle foli së fundmi për thashethemet, duke theksuar se mungesa e saj nga publiku ishte një zgjedhje e vetëdijshme. Siç tha ajo, ajo thjesht donte të merrte kohë për veten pasi kishte jetuar në qendër të vëmendjes për shumë vite.

“Njerëzit e kanë të vështirë të pranojnë që një grua e rritur të marrë vendime për veten e saj”, theksoi Michelle.
Ajo shtoi gjithashtu se vendosi të bënte një hap prapa për t'i bërë vetes pyetje të rëndësishme të jetës.

"Tani pyes veten se çfarë dua në të vërtetë çdo ditë. Me kë dua të kaloj kohë, a dua të udhëtoj? Po mësoj si t'u them "po" gjërave që më bëjnë të lumtur", tha ajo.
Barack dhe Michelle Obama u njohën në vitin 1989, dhe u martuan në vitin 1992.
@brianwimmer I love the nation’s capital omfg
Së bashku kanë dy vajza - Malija dhe Sasha, dhe për vite me radhë konsideroheshin si një nga çiftet më harmonikë të skenës politike botërore. /Telegrafi/

























































