LAJMI I FUNDIT:

Banorëve të Prishtinës ende nuk u janë shpërndarë në tërësi pagesat e rimbursimit për COVID-19

Banorëve të Prishtinës ende nuk u janë shpërndarë në tërësi pagesat e rimbursimit për COVID-19

Edhe pse kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte njoftuar që të gjithë qytetarëve të Prishtinës të cilët e kanë kaluar si dhe e kanë të konfirmuar infektimin me COVID-19, do të ju ndahen nga 50 euro si pagesë rimbursuese për shpenzimet shëndetësore, ky vendim ende nuk është ekzekutuar në tërësi nga Thesari i Shtetit për një pjesë të banorëve të kësaj komune. 

Disa qytetarë në redaksi të Telegrafit kanë treguar se ende nuk iu është dhënë shuma prej 50 eurove edhe pse në muajin dhjetor e kanë kaluar infektimin me COVID-19 dhe në të njëjtin muaj kanë aplikuar në platformën online të ofruar nga komuna.

Aplikimi online i një qytetareje të Prishtinës

Në aplikimin online thuhet se, “aplikimi për rimbursim duhet të bëhet dy javë pas marrjes së rezultatit pozitiv COVID-19”.


Ndërkaq, Telegrafi ka dërguar pyetje te Komuna e Prishtinës për arsyen e mos ndarjes së mjeteve në tërësi, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjithashtu Telegrafi, pyetje të tilla kishte dërguar edhe në Ministrinë e Punës, Financave dhe Transfereve për të parë se pse nuk është bërë ekzekutimi nga ana e Thesarit të Shtetit, për të cilën çështje nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndryshe, kryetari Shpend Ahmeti tre muaj më parë kishte deklaruar se Thesari kishte ekzekutuar pagesat e rimbursimit për COVID-19 ndaj tre mijë qytetarëve të kësaj komune.

Ekzekutohen pagesat e rimbursimit për COVID-19 për rreth 3 mijë qytetarë të Prishtinës
Lexo po ashtu Ekzekutohen pagesat e rimbursimit për COVID-19 për rreth 3 mijë qytetarë të Prishtinës

Ai pati premtuar që ditëve në vijim do të vazhdohej me përfundimin e listës së parë, e cila listë i ka gjashtë mijë aplikues për rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore, mirëpo ky vendim ende nuk është ekzekutuar në tërësi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori