Djegia e billbordit me emblemë të UÇK-së në hyrje të Graçanicës, sipas Granit Gashit, zëvendës kryesues në Kuvendin Komunal është bërë për të nxitur konflikt në mes etnive.
“Arsyeja nuk ka qenë djegia e billbordit por që të shkaktohet nxitja e dhunës ndërmjet etnive që jetojnë në Komunën e Graqanicës. Kryetari Popoviq prej disa ditësh po bënë deklarata nxitëse apo kisha thënë kriminale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Granit Gashi.
Edhe Qemajl Ajeti, banor i fshatit Kishnicë, po e fajëson kryetarin Srgjan Popoviq se ka nxitur djegien e banorit. Ai shpreson që rasti të zbardhet sa më shpejt.
“Po shpresojmë që nga organet kompetente të zbardhet sa më shpejt ky rast. Kamerat ekzistojë dhe presim nga organet kompetente të zbardhet se kush e ka bërë këtë gjest makabër. Këta me neve asnjëherë nuk kanë pasur problem, por ne me ta po. Vetëm në këtë lokalitet nga lufta e fundit i kemi 13 të vrarë. Askush nuk është kapur për ato vrasje. Këtë incident si duket e ka nxitur kryetari i Graçanicës Popoviq. Unë e pyes atë a ka folur ndonjëherë me banorët lokal dhe t’i pyes se kush i ka vrarë këta 13 qytetarë në luftë”, deklaron banori Qemajl Ajeti, përcjell Telegrafi.
Zëdhënësja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, për RTV Dukagjinin deklaron se incidenti ka ndodhur herët në mëngjes dhe se tashmë kanë filluar hetimet.
“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese (Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.”
Dje gjatë ditës kryetar i Graçanicës, Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe, Popoviq kishte kërkuar heqjen e billbordit “Liria ka emër” në Kishnicë, pasi sipas tij, “banorët e Graçanicës ishin të shqetësuar”./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze