LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Tetovës në hall të madh nga qentë endacak, komuna e pafuqishme për zgjidhje të problemit

Banorët e Tetovës në hall të madh nga qentë endacak, komuna e pafuqishme për zgjidhje të problemit

Problemi i qenve endacak dhe sulmet ndaj banorëve po bëhet gjithnjë e më i madh, ndërkohë që autoritetet si duket kanë ngritur duart. Nga janari, e deri më sot, vetëm në qytetin e Tetovës, ka pasur 14 kafshime nga qentë endacakë, ndërsa në dhjetëra raste qytetarët kanë pësuar lëndime të rënda trupore gjatë ikjes nga qentë endacakë. Nga komuna e Tetovës ankohen qentë endacakë po dërgohen nga qytete tjera.

“Deri tani janë kapur 42 qen endacakë dhe janë trajtuar dhe mendojmë që deri në fund do përmbushet numri i caktuar. Kemi dyshime serioze se po sillen qen edhe nga jashtë territorit të Tetovës andaj apelojmë që secili që sheh një gjë të këtillë të bashkëpunojë me komunën. Nga Policia nuk kemi asnjë informatë dhe asnjë bashkëpunim as me policinë dhe as me institucionet tjera që duhet të bashkëpunojnë me ne”, tha Albi Qamili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë hedh poshtë pretendimet e komunës.


“Është një frazë e përditshme që jemi mësuar ta dëgjojmë, kështu që, në çdo komunë në çdo qytet thonë se sillen nga qytetet e tjera por assesi në ndonjë qytet të vendit të pakohet numri i qenve endacakë. Andaj raste të këtilla nuk ka pasur të raportuar as nga qytetarë e as nga zyrtarë komunal deri më sot. Le të urdhërojë para kamerave ta thotë ndonjë person që ka bërë raportimin në polici dhe që nuk është ndërmarrë masa”, u shpreh Fatmir Rexhepi – zëdhënës i SPB-Tetovë.

Një ditë më parë një vajzë pësoi keq nga sulmi i qenve endacakë. Prindërit e vajzës u ankuan për trajtimin e saj në spital. Për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë në nivel të Pollogut, nga organizatat e huaja vit më parë u ndanë mbi 350.000 euro, por vetëm shkaku i mos gjetjes së lokacionit për ndërtimin e strehimores rajonale për qentë endacak, bëri që projekti të dështojë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori