LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Mleqanit të Malishevës protestojnë kundër rasteve të vjedhjeve, vjen reagimi i policisë

Banorët e Mleqanit të Malishevës protestojnë kundër rasteve të vjedhjeve, vjen reagimi i policisë
Foto: Ilustrim

Rreth 60 banorë të Mleqanit të Malishevës protestuan sot për afro gjysmë ore në shenjë pakënaqësie në lidhje me rastet e vjedhjeve që kanë ndodhur në këtë fshat.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta ishte e lajmëruar paraprakisht dhe se ajo përfundoi e qetë.

Në një njoftim për media thuhet se nga fillimi i vitit e deri më 7 tetor 2021, nga banorë të fshatit Mleqan janë raportuar shtatë raste vjedhje në objekte banimi. Tri nga shtatë rastet e raportuara janë zbuluar, të dyshuarit janë arrestuar dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në prokurori. Në dy raste tjera kryerësit e mundshëm janë identifikuar, por aktualisht janë në arrati, ndërsa dy raste tjera mbeten ende nën hetim.


Referuar rasteve të vjedhjeve dhe po ashtu kërkesës së banorëve të Mleqanit, Stacioni Policor në Malishevë ka rritur numrin e patrullimeve, prezencën policore, aktivitetet parandaluese dhe ato të hetuesisë si dhe bashkëpunimin me qytetarë të kësaj zone.

“Ne e kuptojmë frustrimin e individëve të caktuar nga incidentet e tilla, por njëkohësisht i sigurojmë banorët e fshatit Mleqan dhe të gjithë zonës, se Policia e Kosovës do të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për parandalimin e veprave penale, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe vënien e tyre para organeve të drejtësisë. Ne apelojmë te banorët e fshatit Mleqan dhe vendbanimeve tjera që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për cilindo rast apo persona të dyshuar”, përfundon komunikata e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori