BKT Kosova dhe Keiretsu Fourum kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim mbështetjen dhe financimin e Start-up bizneseve në shumën deri në 1,000,000 Euro. BKT Kosova do të jetë anëtare Korporate e këtij forumi.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është nxitja e zhvillimit ekonomik përmes Start- up bizneseve. Kjo nismë do të ju ofroj këtyre bizneseve mbështetjen financiare që u nevojitet për të zhvilluar idetë e tyre inovative, të zgjerojnë operacionet e tyre dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Antarësimi i BKT Kosova në Keiretsu Forum pasqyronë përkushtimin e të dy partnerëve për fuqizimin e bizneseve StartUp, ngrritjen e eksporteve përmes inovacionit dhe sipërmarrjes si katalizatorë për rritjen ekonomike në vend.
Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosovës me këtë rast tha: “BKT Kosova do të koordinojë procesin e krijimit të një fondi së bashku me Keiretsu Forum, roli i të cilës do të jetë përfshirja në proces si këshilltar investimesh dhe menaxher portofoli brenda fushës së aktiviteteve të lejuara nga licenca e saj. Fondi ka për synim të arrijë tek investitorëve engjuj, të cilët synojnë të kenë vlera më të larta duke investuar në Start-UP biznese me shumë potencial dhe mundësi për të kapur tregjet internacionale, dhe në këtë mënyrë, duke përgatitur bizneset Sart-UP për financimin te Serisë A.
Ndërsa Ardian Hoxha, Kryetari i Keiretsu Forum Keiretsu Southeast Europe shtoi: “Keiretsu Southeast Europe dhe BKT Kosova kanë bashkuar forcat për të ngritur investimet në mbështetje të bizneseve Startup në Kosovë dhe me gjerë në nivel edhe më të lartë. Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndesishëm zhvillimor për forumin dhe bizneset në Kosovë dhe jo vetëm. Përfshirja e bankës si anëtare e korporatës dhe angazhimi i saj për të mbështetur bizneset Startup do të zgjerojë mundësitë e forumit për të tërhequr investitorë si asnjëherë më parë. Ky bashkëpunim i pari i kësaj forme, ka potencial të jashtëzakonshëm për të nxitur rritjen e shumë bizneseve Startup, një ndikim të pashmangshëm pozitiv në ekonominë e vendit dhe rajonit”.
Rreth BKT Kosova
BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.
Për më shumë: www.bkt-ks.com
Rreth Keiretsu Forum Evropa Juglindore
Forumi Keiretsu është një komunitet global investimesh me investitorë engjëjsh të akredituar të kapitalit privat, kapitalistë sipërmarrës dhe investitorë korporata/institucionale. Forumi Keiretsu u themelua në Gjirin Lindor të San Franciskos në Kaliforni në vitin 2000 nga Randy Williams. Forumi Keiretsu është një rrjet mbarëbotëror i rrjedhës së kapitalit, burimeve dhe marrëveshjeve me 52 kapituj në 3 kontinente. Anëtarët e Forumit Keiretsu investojnë në mundësi investimi me cilësi të lartë dhe të larmishme. Komuniteti forcohet nëpërmjet përfshirjes së tij në aktivitete sociale dhe bamirëse.
Për më shumë: www.keiretsuforum.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje