LAJMI I FUNDIT:

Banesën luksoze që e morën e me qira, e demoluan keq për tri ditë (Foto)

Banesën luksoze që e morën e me qira, e demoluan keq për tri ditë (Foto)

Në Essex të Anglisë, një banesë luksoze që është marrë me qira nga disa adoleshent, është demoluar dhe ndotur keq brenda tri ditëve.

Të rinjtë e njohur për agjencinë e patundshmërive, kanë pirë alkool dhe janë droguar, ndërsa festonin me muzikë të lartë duke i penguar fqinjët, transmeton Telegrafi.

Këta të fundit e kanë telefonuar Policinë, shkaku i zhurmës së padurueshme që nuk i linte të pushonin apo të flinin.


Pas ata janë detyruar të largohen, banesa ka mbetur me orendi dhe pajisje teknologjike të thyera, dysheme dhe banje të mbuluar nga shishet brej nga kanë inhaluar gaz për të qeshur, si dhe mure të zhytura me të vjella.

“Kjo ndërtesë është për familjarë dhe të gjithë që vijnë për të qëndruar disa ditë, janë biznesmenë, apo çifte të reja që duan të kalojnë ca qaste së bashku. Kurrë nuk kemi përjetuar këtë parregullsi”, ka thënë një fqinj i banesës ku ndodhi rasti.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni se si e kanë kthyer ata pronën që kushton mbi 400 mijë euro. /Telegrafi/