Grabitjet e shtuara të bankave gjatë këtij viti janë bërë shqetësuese për zyrtarë të këtyre institucioneve financiare. Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, kërkon koordinim me policinë. Kurse vetë policia nuk ka ofruar të dhëna në lidhje me zbulimin e mundshëm të grupeve të organizuara, apo arrestimin e ndonjë personi në lidhje me këto grabitje.
Zyrtarët e bankave tashmë shprehen shumë të shqetësuar me grabitjet e fundit të bankave, por edhe me numrin e shtuar të grabitjeve gjatë këtij viti nga viti i kaluar.
Drejtori i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija, tha se viti 2018 ka treguar që është tejkaluar çdo nivel i sigurisë për sektorin bankar.
“Grabitjet e bankave po ndodhin thuajse në baza javore dhe këto po shkaktojnë probleme jo vetëm në aspektin e humbjeve materiale por edhe në aspektin e sigurisë fizike të stafit dhe të klientëve të bankave”, tha Balija.
Sipas tij, tashmë nuk mund të thuhet se sektori bankar është i sigurt për të operuar në Kosovë.
“Nuk është problem vetëm për sektorin bankar por për krejt sigurinë nacionale, për shkak se këto grupe kriminale furnizohen me pare kesh përmes grabitjeve dhe pastaj i kryejnë të gjithë krimet më të këqija në Kosovë dhe në rajon me këtë kesh”, tha ai.
Edhe pse në realitet në sportele të bankave nuk mbahen shuma të larta të parave të gatshme, Balija thotë se grabitësit ndonjëherë vjedhin edhe qindra mijëra euro.
“Dëmi material varion, nuk mund të flas në shifra konkrete, kalon ndonjëherë në qindra mijëra euro, të cilat janë një humbje e madhe kapitale por janë edhe fuqi në duart e gabuara të individëve të rrezikshëm të cilët pastaj blejnë armatim, drogë ose diçka tjetër të natyrës së krimeve me këto para.”
Sipas tij, nuk është edhe aq e rëndësishme humbja materiale sa është i rëndësishëm imazhi që po i humbet Kosovës, sektorit bankar por edhe siguria e klientëve dhe stafit. Për këtë arsye ai kërkon bashkëpunim me policinë.
“Policia e Kosovës është duke vepruar me mundësitë e tyre, mirëpo ne kërkojmë të ketë një koordinim më të madh të aktiviteteve dhe bashkëpunim më të afërt mes Shoqatës së Bankave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Policisë së Kosovës, në mënyrë që të koordinojmë veprimet tona dhe të bëjmë këmbimin e informatave të nevojshme për ta luftuar këtë dukuri”.
Kurse Policia e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve se çfarë ka zbuluar në lidhje me grabitjet e bankave, a ka zbuluar apo arrestuar ndonjë person apo grup të organizuar. Policia vetëm ka ofruar të dhëna për grabitjet e përgjithshme, duke thënë se gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë evidentuar 290 raste të grabitjeve, kurse këtë vit deri me një (1)nëntor janë evidentuar 263 raste të tilla. /Radio Kosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?