LAJMI I FUNDIT:

Bale nuk do të heqë dorë nga asnjë euro që merr nga Real Madridi: Ai paguhet pothuajse 700,000 euro në javë

Bale nuk do të heqë dorë nga asnjë euro që merr nga Real Madridi: Ai paguhet pothuajse 700,000 euro në javë
(Foto: Instagram/garethbale11)

Gareth Bale nuk do të pranojë një shkurtim page në vitin e fundit të kontratës së tij me Real Madridin.

Bale është i gatshëm të pranojë një huazim tjetër sezonin e ardhshëm, por nuk do të pranojë asnjë euro më pak nga klubi i tij nën kontratë.

Sipas Mirror, uellsiani fiton 30 milionë euro bruto në sezon, që i bie diku rreth 692,660 euro në javë.


Momenti i rikthimit

Muajin e kaluar u duk se Bale do të kthehej në kryeqytetin spanjoll më shpejt. Deri në fillim të shkurtit, sulmuesi i huazuar te Tottenham Hotspur ka luajtur vetëm 229 minuta në Ligën Premier dhe 782 minuta në të gjitha garat.

Sidoqoftë, paraqitja e tij mbresëlënëse në fitoren 4-0 kundër Burnley ndryshoi të gjitha.

Ishte ndeshja e parë e uellsianit në Ligën Premier si startues që nga viti 2013, kur ai paraqiti për Spurs në një fitore 1-0 kundër Sunderland para se të bashkohej me Los Blancos.

Këtë herë, Bale shënoi dy gola. Goli erdhi pas vetëm 68 sekonda pasi nisi ndeshja, ndërsa ai gjithashtu kontribuoi në një asistim.

Mourinho: Ai është më mirë, ka rritur rendimentin

Edhe Jose Mourinho ka ndryshuar tonin e fjalëve të tij në lidhje me Bale.

“Unë e di që gazetarëve u pëlqen të shpikin histori, por nuk ka asnjë trajner në botë që nuk e vë në fushë kur është i aftë”.

“Tani ai është më i mirë se kurrë, dhe jo vetëm për shkak të dy golave. Ai ka një ndryshim të ritmit, shpejtësisë në veprimet e tij … ne kemi nevojë për talentin e tij”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori